Zyrtare/ Sulmuesi i kombëtares transferohet në Kategorinë Superiore

Ashtu siç pritej, Teuta ka zyrtarizuar marrëveshjen  me sulmuesin Armando Vajushi.

27 vjeçari i cili e mbylli sezonin e kaluar në Seria B italiane me Pro Vercelli, ka hedhur sot të zezën mbi të bardhë në kontratën e bregdetarëve.

Një rikthim ky për Vajushin, i cili më parë ka qënë pjesë e Vllaznisë, ndërkohë që bëhet lojtari i dytë i përfaqësueses shqiptare, pas Valdet Ramës që zgjedh Kategorinë Superiore për të vijuar karrierën futbollistike.

EMISIONET