Zyrtare/ Skënderbeu godet në merkato, firmos ish-mesfushori i Tiranës

Zyrtare/ Skënderbeu godet në merkato, firmos ish-mesfushori i

Prej ditës së sotme, Asion Daja është zyrtarisht një lojtar i Skënderbeut.

Mesfushori ka arritur sot akordin me klubin duke ju bashkuar ekipit bardhekuq për një sezon. 29-vjeçari ka nënshkruar sot kontratën së bashku me menaxherin e përgjithshëm, Gerhard Takaj në zyrat e klubit në Tiranë dhe menjëherë është nisur drejt Korçës.

Daja do të zhvillojë sot një seancë individuale dhe do t'i bashkohet grupit nesër në përgatitjet e fundit të kuadër të takimit të së shtunës ndaj Flamurtarit. Lojtari kryeqytetas vjen pas eksperiencës 3 vjeçare te Tirana, ku shënoi 2 gola në 79 takime.

Më parë është aktivizuar edhe me Dinamon, Shkumbinin, Kastriotin dhe Partizanin. Ndërkohë, Daja ka veshur fanellën e kombëtares U-17, U-19 dhe U-21, por pa arritur të debutojë në kombëtaren e madhe.


EMISIONET