Zyrtare/ Situata alarmante në Itali, merret vendimi për duelin Juve-Milan

Zyrtare/ Situata alarmante në Itali, merret vendimi për duelin

E papritur por e vërtetë! Supersfida Juventus-Milan në kuadër të Kupës së Italisë është shtyrë për një periudhë ende të papërcaktuar. 

Takimi mes bardhezinjve dhe kuqezinjve nuk do të zhvillohet ditën e nesërme. Ky vendim erdhi pas një takimi të mbajtur mbrëmjen e sotme mes drejtuesve të klubit torinez dhe përfaqësuesve të prefekturës dhe kuesturës së Torinos. 

Shkak për këto shtyrje të njëpasnjëshme të sfidave në futbollin italian bëhen pasi virusi vdekjeprurës ka marrë jetën e 79 personave në shtetin fqinjë. Ndërkohë që mijëra të tjerë janë infektuar kryesisht në zonën e Lombardisë dhe Venetos.

EMISIONET