Dyshimet marrin fund! Rubin Hebaj është një futbollist i Vorskla Poltava.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë që e lidh me ekipin ukrainas për dy vitet e ardhshme, duke hedhur poshtë interesin e Vllaznisë dhe Tiranës, që kërkonin ta mbanin në Superiore bomberin e Domzale. Lojtari që sezonin e fundit ishte pjesë e Partizanit, me të cilët u shpall edhe kampion është prezantuar sot në ambientet e klubit të ri.

Gjithashtu, Hebaj do të mbajë numrin 10 te Vorskla, çka tregon vlerësimin e ukrainasve për shqiptarin. Hebaj është një futbollist mjaft i lëvizshëm, edhe pse është vetëm 21 vjeçar. Ndërkaq, shkodrani ka luajtur edhe 10 ndeshje me kombëtaret e moshave, por pa arritur të gjej fundin e rrjetës.

/Ora News.tv/