Brahim Diaz është futbollisti më i ri i Realit të Madridit.

Akordi mes Manchester City-t dhe kampionëve në fuqi është arritur për shifrën e 13.6 milion funte, ndërsa 19 vjeçari ka firmosur në kryeqytetin spanjoll për një pagë që kap vlerën e 60 mijë paund në javë.

Por jo vetëm kaq. Sipas “Marca” Diaz ka zgjedhur dhe numrin që do të mbajë në fanelë, i cili do të jetë numri 21.

/Ora News.tv/