PSG është shpallur ekipi kampion i Francës për vitin 2020.

Lajmin e konfirmon media sportive ndërkombëtare All Football.

Kampionati francez i futbollit u anulua për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Gjithashtu për veç titullit kampion, janë përcaktuar edhe skuadrat që do të shkojnë në kupat e Europës dhe do të bien në një kategori më poshtë.

PSG-ja, Marseja, dhe Renes do të shkojnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lilë, Reims dhe Nisa do të luajnë në Europa Ligë, duke mbetur kështu Lioni që renditej në vendin e 7-të jashtë kupave Europiane.

/Ora News.tv/