Zyrtare/ Përcaktohen afatet e fundit të merkatos në Serie A

Zyrtare/ Përcaktohen afatet e fundit të merkatos në Serie A

Afati i fundit për të nënshkruar me një lojtar do të jetë 17 gushti. Është ky vendimi i marrë nga Liga Italiane e Futbollit që duke nisur nga ky sezon ka ardhur me ndryshime.

Siç konfirmohet nga Federata Italiane e Futbollit, klubet italiane duhet të bëjnë përforcime të reja përpara kësaj date dhe si limit është vendosur ora 20:00. Pra, sipas rregullores së re, të gjitha klubet italiane do të mund të depozitojnë kërkesat dhe kontratat e lojtarëve pranë FIGC deri në orën 20:00 të datës 17 gusht.

Pas këtij afati klubet e Serie A dhe Seria B nuk mund të nënshkruajnë kontrata me lojtar të rinj përveç atyre me parametra zero. Ndërkohë, skuadrat e Seria C do të mund të blejnë lojtar të rinj deri në datën 25 gusht.

Merkato e janarit do të vazhdoj nga data 3 janar deri të premten e 18 janarit.

EMISIONET