Zyrtare/ Pato rikthehet te skuadra ku u bë i njohur

Zyrtare/ Pato rikthehet te skuadra ku u bë i njohur

Shuhet pista Milano për Alexandro Pato.

Pas largimit nga Superliga Kineze, Tianjin Quanjian, 29 vjeçari brazilian ka firmosur me një nga ish-ekipet e tij, por jo Milanin. Firma me Sao Paulo ka çoroditur jo pak skuadrën kuqezi, e cila kishte përgatitur një rikthim sensacional për ish-yllin e tyre.

Faqja zyrtare e Sao Paulos konfirmon se Pato ka firmosur një kontratë deri në dhjetor 2022, ndërsa "Gazzetta dello Sport" shkruan se ai ka paguar 2.5 milionë euro për u larguar nga Tianjin Quanjian. Megjithatë, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshje zyrtare për klubin brazilian deri në fund të prillit, kur fillon sezoni i ri në Brazil. Me kuqezinjtë, 29-vjeçari ka regjistruar 150 takime, ku shënoi edhe 63 gola.

Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Patos me skuadrën e Sao Paulo, teksa më parë është aktivizuar në sezonin 2014-2015 në formulën e huazimit.





EMISIONET