Zyrtare/ Morata rikthehet në kryeqytetin spanjoll

Zyrtare/ Morata rikthehet në kryeqytetin spanjoll

Alvaro Morata është futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Sulmuesi spanjoll u bashkua me klubin "Los Colcheoneros" në formulën e huazimit nga Chelsea për 18 muajit e ardhshëm.

Gjithashtu, në bisedimet mes dy palëve ka një opsion për blerjen përfundimtare të Morata nga Atletico, megjithëse nuk është i detyrueshëm.

Një largim që vjen 18 muaj pas transferimit të tij prej 80 milionë euro nga Real Madridi. Pra një rikthim ky për Morata, që në gjurmët e tij ishin vendosur edhe skuadra si Barcelona, Sevilla dhe Milan.

Por, ai ka zgjedhur Atletico Madrid, klub ku hodhi hapat e parë si futbollist. Për të bërë vend për të, "Los Rojiblancos" mund të heq dorë nga Gelson Martins, i cili kërkohet me ngut nga Monaco dhe Jonny te Wolves.

EMISIONET