Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare transferohet në kampionatin letonez

Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare transferohet në

Pas largimit të babait të tij, Besnik Prenga drejt stolit të Laçit, edhe djali i tij, Herdi Prenga ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.  

Futbollisti i cili vitin e kaluar debutoi edhe me Kombëtaren A duke u aktivizuar në ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit e Skocisë, largohet nga kampionati kroat ku është aktivizuar në vitet e fundit, për të shkuar në kampionatin letonez.

Ai ka nënshkruar për dy vite me skuadrën e FC Riga, ekipi i cili ka fituar kampionatin vendas në sezonin e kaluar dhe shpreson që të mbrojë atë edhe në këtë edicion. Klubi letonez ka ndjekur me interes paraqitjet e Prengës me Inter Zapresiç në kampionatin kroat dhe ka vendosur që të nënshkruajë me futbollistin duke finalizuar transferimin vetëm ditën e sotme.

EMISIONET