Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ndryshon skuadër, firmos në të njëjtin ligë

Egzon Binaku është futbollisti më i ri i IFK Norrkoping. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur me skuadrën suedeze pas eksperiencës te Malmo.

Minutat e munguara te kjo e fundit, e kanë shtyrë 23 vjeçarin që të firmos me skuadrën e re, pak ditë para se të nis sezoni i ri i Allsvenskan. Pas prezantimit te skuadra e re, Binaku është shprehur se firma me Norrkoping erdhi pas mungesës së minutave me skuadrën e Malmo.

Binaku është produkt i shkollës së Hacken. Ai është aktivizuar në 61 takime në kampionatin vendas, Allsvenska, ndërsa me kombëtaren shqiptare ka luajtur në 5 raste.

EMISIONET