Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares firmos me kampionët e Greqisë, ja kur prezantohet

Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares firmos me kampionët e

PAOK "vishet" kuqezi. Pas Ergys Kaçe, kampionët e Greqisë kanë menduar të shtojnë futbollistët shqiptarë në përbërjen e tyre. Enea Mihaj është futbollisti më i ri i bardhezinjve.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka arritur akordin me kampionët dhe pritet që në javën e ardhshme të firmos një kontratë që do e mbaj të lidhur me PAOK-un në 4 sezonet e ardhshme.

Paraqitjet e 21 vjeçarit me Panaitolikos kanë bindur PAOK për të paguar shifrën e kërkuar nga klubi, prej 1.2 milionë euro si dhe huazimin e mbrojtësit Yannis Michailidis.

Kjo nuk është hera e parë që PAOK shfaqi interes për Mihaj, i cili kishte shumë kërkesa edhe nga Seria A, por në fund vendosi të qëndroj aty ku u rrit, në futbollin helen.



EMISIONET