Zyrtare/ Juventusi transferon në Torino shokun e ngushtë të Ronaldos

Zyrtare/ Juventusi transferon në Torino shokun e ngushtë të

Juventusi nuk ka "rrëmbyer" nga Reali i Madridit vetëm Cristiano Ronaldon, por edhe Javier Santamaria. Fizioterapisti është transferuar në Torino me sugjerimin e Ronaldos dhe me drejtuesit bardhezi që kanë zgjedhur Santamaria për t'i qëndruar afër yllit portugez.

Bardhezinjtë po kërkonin një komponent për të përfunduar stafin mjekësor dhe madje edhe në këshillën e Ronaldos kanë punësuar 46-vjeçarin fizioterapist i cili gjatë 16 viteve të fundit ka punuar te Reali i Madridit.

Në vitin 2014, Ronaldo e kërkoi atë në ekipin kombëtar. Një kërkesë e veçantë e kampionit të Europës që në këtë rast plotëson nevojën e Juventusit për të plotësuar stafin mjekësor, duke pranuar këshillën e CR7 që të mos humbasë ish-fizioterapistin e Real Madridit, dëshmitar në sukseset e "Galaktikëve" në vitet e fundit. I njohur dhe vlerësuar, Ronaldo së bashku me Pepe e morën atë në ekipin kombëtar të Portugalisë për Kupën e Botës 2014.

EMISIONET