Zyrtare/ Ish-portieri i Kukësit firmos me Teutën

Zyrtare/ Ish-portieri i Kukësit firmos me Teutën

Stivi Frashëri është zyrtarisht lojtar i Teutës. Portieri korçar ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Teutës për dy sezon.

Frashëri vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën durrsake. Ish-portieri i Kukësit i është bashkuar skuadrës ditën e sotme në Korçë. Gjatë karrierës së tij, 28 vjeçari ka veshur fanellat e Aris Thessaloniki, Bylisit, Tiranës dhe Flamurtarit.

Prej dy vitesh, Frashëri ishte pjesë e Kukësit, me të cilët koleksionojë 25 takime dhe fitoi një Kupë Shqipërie. Frashëri ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave me kombëtaren, por pa arritur të debutojë me atë A.

EMISIONET