Zyrtare/ Firmosi me Manchester Cityn, Atletico gjen pasuesin e tij

Vetëm pak minuta ka zgjatur "boshllëku" në mesfushën e Atleticos së Madridit. Skuadra spanjolle ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit të Portos, Hector Herrera. Ky i fundit shihet si pasuesi ideal i Rodri, që firmosi me Manchester Cityn.

Kontrata e meksikanit me klubin portugez mbaroi më 30 qershor, që do të thotë se ai po bashkohet me nënkampionët e La Liga si futbollist i lirë. 29 vjeçari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Atleticon.

Herrera, i cili zotëron pasaportë portugeze, u transferua në Porto në 2013 dhe në sezonin e kaluar ai luajti 53 ndeshje, duke shënuar nëntë gola. Blerja e tij shton më tej kualitetin në mesfushën e Atleticos, me klubin që tashmë ka emra si Koke, Saul Niguez, Thomas Partey dhe Marcos Llorente për t'i pozicionuar në mesin e fushës.

EMISIONET