Zyrtare/ Erdhi me mjaft bujë në janar, Partizani nxjerr "skarco" mesfushorin ganez

Duke nisur që prej ditës së sotme, Tijan Jaiteh nuk do të jetë një futbollist i Partizanit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e kampionëve të Kategorisë Superiore e cila mbyll bashkëpunimin me mesfushorin nga Gambia.

"Klubi i Futbollit Partizani, njofton përfundimin e bashkëpunimit me Tijan Jaiteh.

"Mesfushori nga gambia dhe drejtuesit kanë arritur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre.

"Jaiteh iu bashkua kampionëve në fuqi përgjatë muajit janar të këtij viti duke u aktivizuar në ekipin e parë dhe Partizanin B. Klubi i uron Tijan Jaiteh suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive."-thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Tijan Jaiteh luajti vetëm në një takim me të kuqtë, teksa në karrierën e tij ka luajtur për skuadra si Brann, Randers, Sondefjord, Koper dhe KuPS.

EMISIONET