Zyrtare/ Enis Gavazaj rikthehet në Superligë, firmos për 2 sezone me Kukësin

Zyrtare/ Enis Gavazaj rikthehet në Superligë, firmos për 2 sezone

Enis Gavazaj është futbollisti më i ri i Kukësit. Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit verilindorë në internet. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka firmosur për 2 sezone.

"Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Enis Gavazajn.

Mesfushori anësor ka firmosur kontratë me skuadrën tone për dy sezone.

Futbollisti i lindur në Zhur të Prizrenit, i cili më pare është aktivizuar me Skënderbeun dhe disa ekipe belge, vjen nga skuadra bjelloruse e Dinamo Minsk."-thuhet në njoftimin e klubit.

Gavazaj firmos me nënkampionët nga skuadra korçare, e cila e kishte huazuar te Dinamo Minsk në pjesën e dytë të sezonit. Së bashku me Shkurtaj dhe me një konfirmim të mundshëm të Valdet Ramës, sulmi i verilindorëve do të ishte i kompetuar.

Ndërkohë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është mënyra e prezantimit të Gavazaj, me Kukësin që e ka prezantuar si një yll të vërtetë talentin e kombëtares shqiptare.

EMISIONET