Zyrtare, Arsene Wenger i rikthehet botës së futbollit

Zyrtare, Arsene Wenger i rikthehet botës së futbollit

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është rikthyer botës së futbollit, pasi është emëruar shef i zhvillimit të futbollit global pranë FIFA-s. 

Francezi pranoi ofertën e organit qeverisës së futbollit botëror dy muaj pasi u raportua së pari, dhe vetëm një javë pasi Bayern Munich e kontaktoi për postin e trajnerit pas shkarkimit të Niko Kovac. Ai do të jetë shef i panelit për bërjen e ligjeve, i njohur si IFAB, programeve të trajnerëve dhe analizave teknike të ndeshjeve në turnet e FIFA-s. 70-vjeçari do ta zëvendësoj Marco van Bastenin, i cili ishte drejtor teknik i FIFA-s deri në tetor të 2018-es.

Në fjalën e tij, Wenger u shpreh:

“Mezi pres ta marrë këtë sfidë tejet të rëndësishme, jo vetëm sepse unë gjithmonë kam qenë i interesuar për analizimin e futbollit nga një perspektivë më e gjerë, por sepse misioni i FIFA-s si organi qeverisës i futbollit botëror është vërtet global. Francezi ka punuar si analist futbollit për televizione të ndryshme që prej se u largua nga Arsenali vitin e kaluar, pas plot 22 vjetëve.

EMISIONET