Një person ka humbur jetën dhe 44 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në afërsi të Zyrihut në Zvicër.

Mediat raportojnë se një autobus i nisur nga Italia për në Gjermani është përplasur me një mur.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Por autoritetet dyshojnë se drejtuesi mund të ketë humbur kontrollin për shkak të dëborës dhe akullit në rrugë.

/Ora News.tv/