Basha: Pa opozitën nuk ka zgjedhje, s'do të lejohen. Pas SHBA në selinë e PD edhe Soreca

Përfaqësues të selive diplomatike më të rëndësishme në vend, e ngarkuara me punë e SHBA, Lezla Moses Ones dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca kanë shtuar përpjekjet e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në Shqipëri. Të dy diplomatët u takuan me kreun e PD-së Lulzim Basha. Pas takimit kryedemokrati nuk komentoi bisedat, por theksoi se 30 qershori nuk do të lejohet.

Pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, ndërkombëtarët kanë intensifikuar lëvizjet e tyre. E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Leyla Moses-Ones për më shumë se një orë ka qëndruar kokë më kokë me kreun e PD Lulyim Basha, në selinë e PD-së. 

Mësohet se biseda është fokusuar tek  situata politike dhe zgjedhjet e 30 Qershorit. Pas takimit Lulzim Basha nuk ka preferuar të komentojë mbi atë çfarë është diskutuar me Leyla Moses-Ones por theksoi se me 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje pavarësisht se nuk tregon detajet e planit të PD për ditën e votimeve.

Ora 12:00 - Soreca në selinë e PD

Soreca takon kryetarin e opozitës, Lulzim Basha në selinë e PD.

Soreca mbërriti në selinë e PD pas deklaratës së Bashës ku theksoi se me 30 qershor nuk do lejohen zgjedhje.

Paraditen e së martës (25 qershor) mbërriti në selinë blu edhe zv/ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones që zhvilloi një takim me Bashën.

Si SHBA ashtu edhe BE kanë bërë thirrje vazhdimisht që politika të gjejë dialogun për të zgjidhur krizën si dhe kanë dënuar dhunën në protestat.



Ora 11: 28 - Basha: Pa opozitën nuk ka zgjedhje, s'do të lejohen

Pas takimit me zëvendës ambasadoren e SHBA, Basha theksoi në një deklaratë për mediat se pa opozitën nuk ka zgjedhje.

Kreu i opozitës tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do njihen.

Lulzim Basha: Cilat zgjedhje? Nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. Më 30 qershor nuk ka zgjedhje. E pra nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Nuk ka zgjedhje. Nuk ka rëndësi çfarë mendon kryeministri. Rëndësi ka që është standard ndërkombëtar, evropian i çdo vendi evropian që një proces zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor. 

Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do të njihen. E dyta sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Dekreti i Presidentit të Republikës qartësisht ka ç'dekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajturat mitingje elektorale, takime me administratën janë në fakt të paligjshëm sepse ligji shqiptar thotë se nuk mund të tilla deri 30 ditë para zgjedhjeve. Datë zgjedhjesh nuk ka kështu që këto aktivitete janë të paligjshme.

Basha u shpreh se më 30 qershori do nisë fundi i regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës

Lulzim Basha: "Konfirmimi është i qartë, i printuar e zeza mbi të bardhë në fletoren zyrtare. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do të përpiqet ti rikthejë shqiptarët në kohën e zgjedhjeve një partiake në bashkëpunimin dhe mbështetjen e krimit të organizuar. Kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë, pluralizmin dhe do ta bëjnë këtë masivisht sot, nesër, më 30 qershor, 1 korrik, sado që të zgjasë kjo betejë. Ka një përfundim të sigurt fund e regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës. 30 qershori e ka një kuptim, e ka një domethënë është dita kur nis fundi i regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës."

Rama do të përpiqet të ketë një proces fals votimi që do t'ia shesë shqiptarëve për zgjedhje."

Basha urdhër për krijimin e incidenteve për të ndaluar zgjedhjet e 30 qershorit?

Lulzim Basha: "Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës që paguhen me paratë që u vidhen shqiptarëve. Është mashtrim total dhe një shërbim që i bëhet Edi ramës dhe klikës së tij mafioze.

Çfarë diskutuan zv/ambasadorja amerikane dhe Basha?

Lulzim Basha: Takimet që kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë subjekt  i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit



Ora 10:00- Zv/ambasadorja e SHBA në selinë blu

Zëvendës ambasadorja e SHBA në Shqipëri mbërriti në selinë blu në orën 10:00. Leyla Moses-Ones u takua me kryetarin e PD, Lulzim Bashën.

Në orën 12:00 Basha do zhvillojë një takim edhe me ambasadorin e Be, Luigi Soreca.



EMISIONET