Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, do të dëshmojë përpara Komitetit Amerikan të Tregtisë për përdorimin e firmës dhe mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.

Facebook është përballur me kritika pas skandalit të Cambridge Analytica,  që kishte përdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve të rrjetit social.

Ai do të dëshmojë para komisionit të mërkurën (11 prill).

Kryetari i Komitetit Greg Walden dhe anëtari Frank Pallone, Jr, mirëpritën vendimin e Zuckerberg.

"Kjo dëshmi do të jetë një mundësi e rëndësishme për të hedhur dritë mbi çështjet kritike të privatësisë së të dhënave të konsumatorit dhe për të ndihmuar të gjithë amerikanët të kuptojnë më mirë se çfarë ndodh me informacionin e tyre personal online,"-thanë ata.

Facebook është një nga mënyrat kryesore që politikanët lidhen me votuesit e tyre.

/Ora News.tv/