Përfaqësuesit e të gjitha feve në Shqipëri bëhen bashkë për të dhënë një mesazh të fortë në këto ditë të vështira për të gjithë.

Në një video të postuar shihen Baba Edmond Brahimaj, Pastor Ylli Doçi, Imam Gazmend Aga dhe Dom Gjergj Meta.

Ata shprehen gjatë videos se Zoti dhe zemrat tona janë me ju në këto ditë të vështira.

“Ju nuk jeni vetëm, Zoti është me ju, zemrat tona janë me ju, të dashurit tuaj janë me ju, lutemi për shëndetin tuaj, për të sëmurit dhe lënduarit, për stafin dhe ekipin mjekësor. Ju jemi mirënjohës për të gjitha sakrificat. 

“Qëndroni në shtëpi dhe ruani shëndetin tuaj. Mos harroni të moshuarit dhe njerëzit në nevojë. Ne jemi shqiptarë dhe e duam njëri-tjetrin, ne e mbështesim njëri-tjetrin, ne e ndajmë dhe kafshatën me njëri-tjetrin. 

Le të shpërndajmë dashuri, respektin dhe shpresën, le t’i hapim zemrën njëri-tjetrit, le t’i drejtohemi Zotit dhe ta duam njëri-tjetrin si veten tonë. Mëshira, ndihma dhe kujdesi, dashuria dhe paqja e Zotit qoftë mbi ju!”, është mesazhi që ata dhanë.




/Ora News.tv/