Qeveria shqiptare ofron ndihmë financiare prej 100 mijë euro për Greqinë për të lehtësimin e pasojave dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të dy ditëve më parë.

Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ngarkohet për zbatimin e vendimit.

Më pas erdhi dhe reagimi përmes facebook i kryeministrit Rama: Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona

Shuma prej 100 mijë eurosh u akordua si ndihmë për Greqinë edhe nga qeveria maqedonase.



/Ora News.tv/