Zjarret dhe Covid-19 u anulojnë dasmën, çifti i mjekëve australian: Qëndroni në shtëpi për ne!

Maks dhe Greta, dy mjekë Australian, po planifikonin të martoheshin këto ditë, por ata duhej ta shtynin dasmën për shkak të zjarreve që shkatërruan Australinë dhe tani për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Çifti i ri postoi një mesazh në Instagram duke treguar përkushtimin e atyre që punojnë në vijat e frontit për të luftuar Covid-19 dhe duke i ftuar njerëzit të marrin përgjegjësi për vetizolim.

"Sot duhet të ishim martuar, por përkundrazi, shkuam të punojmë për ju, kështu që qëndroni në shtëpi për ne" – shkruajnë ata.



EMISIONET