Zidane vlerëson Juventusin: Skuadrat e mëdha kurrë nuk heqin dorë

Zidane vlerëson Juventusin: Skuadrat e mëdha kurrë nuk heqin

Reali i Madridit pret nesër Juventusin, për të luajtur ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Champions League.

Spanjollët vijnë të fazorizuar në këtë takim, pas fitores 3-0 një javë më parë, por për trajnerin e tyre Zinedine Zidane asgjë nuk ka përfunduar. Tekniku francez thotë se preferon përkushtim në fushë dhe më pak fjalë para ndeshjes pasi respekti për "Zonjën e Vjetër" është maksimal.

"Nuk është se do ndryshojë gjë për ne. E dimë se është një ndeshje tjetër, çfarë ndodhi ka ndodhur. Kemi bërë një ndeshje dhe rezultat të mirë, por 50 për qind e kualifikimit vjen nga ndeshja e nesërme pra na duhet një tjetër ndeshje e madhe.

“Dua të tregojë se vlejmë në fushë dhe jo të flas, sepse në futboll duhet të respektosh gjithë skuadrat, sepse skuadrat e mëdha kurrë nuk heqin dorë. Nëse jemi të vëmendshëm nga minuta e parë deri të e 90-ta, atëherë kemi shanse të vazhdojmë tutje, por këtë duhet ta tregojmë në fushë
”, ka thënë Zidane në konferencën për media para ndeshjes ndaj Juves.

EMISIONET