Zidane ul me këmbë në tokë Aseinson: Duhet të kënaqet me minutat nga stoli

Zidane ul me këmbë në tokë Aseinson: Duhet të

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është i bindur se Marco Asensio nuk është një lojtarë titullar dhe i duhet të jap sinjale e të kënaqet me minutat që merr nga stoli.

“Pse nuk po luan më shumë Asensio, a mund të jetë titullar? Sot është Marco, dje Isco, një tjetër ditë është Ceballos... gjithmonë pyetem pse ky, pse ai, pse jo ai... por ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe është shumë e vështirë për trajnerin që të zgjedhë. Lojtarët janë të përgatitur kurdo që i jepet shansi të luajë, disa luajnë më shumë e disa më pak, por kjo ndodh gjithmonë...”, -deklaroi Zidane.

Talenti 22 vjeçar spanjoll, Marco Asensio, është golashënuesi i tretë i Real Madridit më i mirë këtë edicion me tetë gola dhe gjashtë asiste. Pavarësisht kësaj, ai nuk po luan rregullisht te "Los Blanco".

EMISIONET