Zidane flet për çerekfinalen me Juventusin dhe për Neymar-in

Zidane flet për çerekfinalen me Juventusin dhe për Neymar-in

Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën e zakonshme para ndeshjes të së dielës me Gironën.

Trajneri francez i Real Madridit, ka folur edhe për përballjen në çerekfinale me Juventusin, ku takimi i parë do të luhet më 3 prill.

Ai ka thënë se do të jetë një ballafaqim i vështirë si vitin e kaluar, kur Reali triunmfojë me rezultat 4-1 në finalen e Cardiffit.

“E shoh si vitin e kaluar, konkurrues dhe të vështirë. Mundësitë e kalimit janë përgjysmë. Ne do të luajmë ndeshjen e parë si mysafirë dhe më pas do të shohim”, ka thënë francezi.

Ai më tutje është ndalur te spekulimet rreth kalimit të mundshëm të Neymarit gjatë verës te skuadra madrilene.

“Gjithkush mund të thotë çfarë të dojë. Çfarë deklarojnë lojtarët për veten dhe çfarë thonë rreth transferimeve të tyre, mua nuk më përket ta komentoj si trajner”

“Ai është një lojtar shumë i mirë dhe e dimë se nuk është mirë të flasim për një lojtar që nuk është i yni, ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe nuk duhet të mendojmë për këto gjëra në këtë përiudhë”, pohoi Zidane.

EMISIONET