Zidane fenomenal, thyen rekordin e "Mou" dhe synon legjendën spanjolle

Zidane fenomenal, thyen rekordin e "Mou" dhe synon legjendën

Zinedine Zidane vijon të "flas" gjithnjë e më shumë me gjuhën e rekordeve si trajner i Real Madridit. 

Fitorja e madrilenëve kundër Osasunas ishte shumë i rëndësishëm për klubin "galaktikë" për të ruajtur kreun e La Ligas, por edhe për trajnerin francez Zidane që regjistroi një statistikë rekord, duke e bërë këtë fitore akoma më të veçantë.

Francezi preku kuotën e 88 fitoreve me Realin përsa i përket ndeshjeve në La Liga, ndërsa falë këtij suksesi të fundit parakalon teknikun portugez, Jose Mourinho. Tashmë, objektivat e Zidane janë Munoz dhe Vicente Del Bosque për ta shënuar edhe më shumë me "germa të arta" emrin e tij në historinë e Real Madrid, pas triumfit edhe tre herë radhazi në Champions League.

EMISIONET