Zhytet në Ksamil, pushuesi thyen shtyllën kurrizore

Zhytet në Ksamil, pushuesi thyen shtyllën kurrizore

Një burrë nga Burreli ka kryer një zhytje të gabuar në detin e Ksamilit, duke i shkaktuar thyerje të shtyllës kurrizore.

Shtetasi Dëfrim Valteri, 43 vjeç, pasi është zhytur në det ka hasur në një shtresë rëre duke i shkaktuar dëmtime të shtyllës kurrizore.

Sipas shpjegimit të bluzave të bardha, 43-vjeçari ka pësuar ‘Frakturë me luksacion vertebra c4-c5 cervikale me pareze të plotë të anësive të sipërme dhe të poshtme”.

Rreth orës 16-45’, 43 vjeçari është transportuar me helikopter në Tiranë.

EMISIONET