Në një intervistë për Ora News, zëdhënësja e PD-së, Ina zhupa u shpreh se Veliaj do që të çojë para idenë e kompanisë Fusha për Teatrin.

Zhupa shtoi se Teatri është shpallur trashëgimi evropiane e rrezikuar nga Europa Nostra, ndërkohë Veliaj thotë që s’ka vlerë.

Ina Zhupa: Çudia në këtë rast, duke e ditur që Erion Veliaj kryebetonieri i Tiranës, ka bërë dëgjesa falso me artistë, pa pasur as Teatrin në pronë. Teatri i kaluar vetëm para një javë. Ai kishte maninë  për të çuar përpara idenë e kullave të Fushës, si klienti më i madh i bashkisë së Tiranës. 

Teatri tashmë kanë një risi, është shpallur trashëgimi evropiane e rrezikuar nga Europa Nostra. Të dalë Erion Veliaj që Teatri Kombëtar të thotë që nuk ka vlerë nuk mundet, pasi atë e vendos një institucion që merret me atë punë. 

Presidenti ka çuar ligjin special për Teatrin në Gjykatën Kushtetuese dhe është duke u shqyrtuar, ndërkohë që këta futen si pykë duke e kaluar pronën e Teatrit në pronësi të bashkisë së Tiranës. Bashkia në dhjetor kishte parashikuar 500 mijë euro konsulencë për të prishur Teatrin. 

/Ora News.tv/