Zheji: Tahiri është djalë shumë i zgjuar, por është në hall

Zheji: Tahiri është djalë shumë i zgjuar, por

Analisti dhe drejtuesi i emisionit "360 gradë" Artur Zheji duke folur për Saimir Tahirin, tha në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma se ai është djali i zgjuar, por është në hall të madh.

Artur Zheji: Saimir Tahiri është djalë shumë i zgjuar, por është na hall të madh. Por ama di ta fusi sondën shumë thellë dhe po e nxori ai atë mineralin nga ajo thellësi të njohjes që ka si ish-ministër i Brendshëm për disa vite të rëndësishme këtu bien disa qeveri resht. Ai ekspozon veten ndaj një risku shumë të madh.

Beti Njuma: Nuk keni parë gjë akoma tha Tahiri

Artur Zheji: Ka frikë ai se nuk mund ta ekspozojë veten drejt atij risku, sepse i vihet në rrezik drejtpërdrejt dhe kjo është e qartë. Ai e di këtë, por është ajo pika e shkrirjes. Ai luan me këtë gjë, sa e ka, kur SMS është një lloj karemi frikësues për ti thënë dëgjo: Deri këtu mos kaloni vijën e kuqe, unë jam Saimir Tahiri


EMISIONET