Zheji: Si do të jetë fati politik i Ramës pas koronavirusit?

Zheji: Si do të jetë fati politik i Ramës pas koronavirusit?

Nga studioja e “360gradë” në RTV Ora, gazetari Artur Zheji u shpreh se Merkeli doli më e fortë nga kjo pandemi.

Zheji shtoi se fati politik i Ramës pas kësaj krize do të vihet në diskutim.

Zheji: Merkel mendohej se politikisht ishte në stacionin e fundit. Mënyra se si ajo ka menaxhuar, pa dalë në media, këtë situatë dhe tamponimit të virusit, shmangun panikun. Mori masa për distancim social, jo burgosje. 

Ajo është drejtuese e një vendi me 80 e ca milionë banorëve. Vendi që krijoi një barrierë inteligjente për mos përhapjen e Covid-19, del Merkel. Ky është modeli që evropianët votojnë më tepër. 80% e gjermanëve votojnë Merkelin.

Edhe fati politik i Ramës, pas kësaj krize do të vihet në diskutim. Do të ketë njerëz që do ta duan më shumë ose më pak. 


EMISIONET