Zheji-Ramës: Mos më sill asnjë në studio. Më ke bërë nder të madh. Jam tonifikuar 360 gradë

Zheji-Ramës: Mos më sill asnjë në studio. Më ke

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “360 Gradë” Artur Zheji, në pjesën e fundit të emisionit bëri një deklaratë interesante. Ai u shpreh se Rama i ka “bojkotuar” emisionin duke mos lejuar asnjë përfaqësues të maxhorancës që të shkojë në “360 Gradë”. Sipas Zhejit, Rama i ka bërë “nder” sepse emisioni është bërë më popullor dhe i “tonifikuar”.

Artur Zheji: Njerëzit që janë në shtëpi duhet të kuptojnë të dyja anët e medaljes. Me që unë këtu, për fatin tim të mirë më ka bërë bojkot Rama, nuk më sjellë asnjë nga mxhoranca, asnjë ministër, asnjë drejtor, unë u bonifikova “360 Gradë”. Njerëzit të duan më shumë, politikanët të duan më pak. Më bëri një nder të madh dhe Rama. Kështu vazhdo, mos mi sill dhe po mi solle do i seleksionoj. Ai do të shkatërroi emisionin sepse mendon se duke mos ardhur përfaqësuesit e maxhorancës nuk do ketë interes.



EMISIONET