Zheji pyet: Sa vota duhen për t'u bërë mbretëri? Hazizaj: Me 93 vota ndryshohet çdo gjë

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se duhen plot 93 vota për ta kthyer Shqipërinë në mbretëri, kur u pyet nga gazetari Artur Zheji.

Hazizaj: Ky vend ka nevojë për zgjedhje dhe nëse ne dhe ata që janë sipër nuk e mendojnë që procesi zgjedhor nuk ëhstë kundër tyre, por është për qytetarët për të ardhur pjesë e atyre 9 kushteve. Ato kushte do të qëndrojnë duam apo s’duam ne dhe duan apo nuk duan ata. Për shkakun e atyre ato 9 kushte janë të parealizueshme sepse kërkojnë që kryeministri të shesë ministrat e tij. 

Zheji: Sa numra duhen që ta bëjmë mbretëri? 

Hazizaj: Me 93 vota ndryshohet çdo gjë. E ndryshon çdo gjë me 93. Nuk e thotë monarkinë, por ngre rolin e kryeministrit.


EMISIONET