Zheji: Lojë e ndyrë për të goditur në mënyrë të ndyrë një media që bën shërbim të pastër, Rtv Ora nuk gris kontratën me opinionin publik

Zheji: Lojë e ndyrë për të goditur në mënyrë

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të gjobisë dhe më pas të mbyllë aktivitetin e Tv Ora.

Pa paralajmërim, ISHSH ka paraqitur pa paralajmërim dy shkresa të cilat në përmbajtje kanë edhe gabime të rënda.

Ndryshe nga shumica e vendeve të BE-së, ku në studio të ftuarit janë më shumë se 3, në Shqipëri ata që guxojnë të bëjnë debat.

Madje vetëm përmes tre fotove Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 20 milionë lekë gjobë.

Për drejtuesin e emisionit 360 Gradë në Rtv Ora, Artur Zheji, kjo është shkelje e fjalës së lirë.

Artur Zheji: Kjo është pjesë e një strategjie që nuk ka lidhje me koronavirusin por korona pushtetin. Për fat të keq këto veprime dhe akte administrative janë prova gjeneriale të një fushatë frikësuese ndaj mediave që nuk respektojnë shkopin e dirigjentit të stafit kryeministror që të thotë ua sa mirë qeveria, ministria e shëndetësisë, kryeminisri etj. Realisht ai me veglat e tij, veglat nuk kanë as shpirt, as tru dhe as identitet.

Më vjen keq që ka njerëz  vegla që nuk veprojnë me koshiencën apo bindjet e tyre duke ndjekur legjislacionin për të cilin janë emëruar ta zbatojnë por udhërat politike që nuk përputhen me legjislacionin kanë ndërmarrë këtë fushatë trembjeje, frikësimi për mbylljen e gojës të Ora News, emisionit 360 Gradë dhe emisione të tjera që nuk janë pjesë e regjisë apo dirigjimit kryeministror. Ora ka qenë e para që ka shkuar deri te mbyllja e disa programeve në fillim. Është paradoks që kërkohet nga ne të mbyllim gojën, emisionin, debatin ndërkohë që të hapen qendrat tregtare, janë të hapura call-centerat dhe manifakturat ku janë qindra punëtorë dhe asnjë nuk vë metrin. Ndërkohë ne mund të na vënë metrin.

Të ftuarit në studio vinë vullnetarisht, nuk vinë se janë të detyruar të punojnë si në call center dhe fasoneri që shkojnë për copën e bukës. Janë opininistë, njerëz të lirë që i kemi parë të merren edhe zvarrë te sheshi. Korona është alibi, epidemia përdoret si alibi për të forcuar pushtetin vertikal të një personi dhe një grupi të pushtetit. Është provë force. Derisa linja editoriale ka qenë dhe vazhdon të mbetet raporti me të vërtetën dhe jo me interesat, tenderat, përfitimet kolaterale të mediave. Ne do të qëndrojmë në pozicionet tona, kemi një opinion publik që na ka zgjedhur për media dhe gazetari referenciale. Nëse duan të dinë diçka të vërtetë shohin emisionet tona sepse shohin gjëra që fshihen dhe nuk ua japin për ti parë. Këto janë lojëra fjalësh për të realizuar një goditje ekonomike, trembjeje për këtë televizion të pavarur.

U bë e qartë nga administrata e Ora News se studio është rreth 400 metra katriorë. Në momentin e pikut të epidemisë kemi bërë me dhjetëra emisione që ishin të gjitha virtuale. Nuk kemi provokuar askënd që të ftojmë në studio se na u tha që ishim në pikun e epidemisë. Tani që jemi në bishtin e kurbës rënëse dhe kur qeveria hap dhe berberët që rrinë kokë më kokë, qendrat tregtare, taksitë dhe gjithçka ku edhe të duash të ruash distancën 2 metra është e pamundur, te ne distanca është reale. Rreziku për transmetimin e infeksionit është lojë e ndyrë për të goditur në mënyrë të ndyrë një media që bën shërbim të pastër publik.

Nuk e di si mund të bëhet inspektim në terren. Vetëm nëse kanë ardhur si fantazma, se në studio nuk ka ardhur asnjeri, nuk ka inspektim në studio është gënjeshtër. Së dyti nuk ka pasur asnjë paralajmërim serioz. Së treti nuk është bërë asnjë përllogaritje sa i përket dimensioneve të studios. Së katërti është sulm politik për të mbyllur emisionin 360 Gradë, emisionet në përgjithësi të televizionit Ora dhe për të mbyllur mundësisht dhe për të trembur televizionin Ora si i vetmi televizion alternativ. Nuk e quaj opozitar. Nuk ka televizion opozitar, ka televizion që thotë të vërtetën ose gënjen. Në momentin që thotë  shumë të vërteta pushteti  e konsideron opozitar dhe e lufton, në momentin që gënjen në kor me zëdhënësat e qeverisë e quan një televizon i mirë për qeverinë dhe i keq për popullin. Ne nuk mund të lëmë opinionin publik shqiptar në errësirë.

Nëse do të bashkoheshim në grupin e atyre që duan të lënë në errësirë shqiptarët do bënim ashtu si thotë qeveria. Nëse ne nuk kemi një raport me qeverinë por kemi një kontratë me shikuesin që na shohin me besimin që ne futemi, hedhim dritë aty ku ka errësirë të qëllimshme nga ana e autoriteteve e quajmë televizioin të keq për qeverinë dhe televizion i mirë për popullin. Kontrata e këtij televizioni që në lindjen e vet është bërë me opinionin publik dhe shikuesin. Kjo kontratë nuk griset. Jam i bindur që edhe Bordi drejtues i Ora News nuk do ta grisë kontratën me opionin publik dhe shikuesit por do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për të refuzuar këtë maskarallëk dhe këtë shkelje flagrante ditën me diell të drejtave për informim të mbështetura në Kushtetutën  e Shqipërisë." 

EMISIONET