Zheji-Jazexhiut: Askujt nuk i kemi borxh, përveç Amerikës!

Zheji-Jazexhiut: Askujt nuk i kemi borxh, përveç Amerikës!

Diskutimi për konfliktin mes SHBA dhe Iranit u shoqërua me debate të nxehta edhe mes drejtuesit të emisionit "360 Gradë" Artur Zheji me gazetarin Olsi Jazexhiu.

Ky i fundit tha se Irani është prerë në besë nga qeveria shqiptare me strehimin e MEK. Sipas tij Irani e adhuronte Shqipërinë dhe madje kishin pullë poste me foton e Naim Frashërit.

Por i ashpër ishte qëndrimi i Zhejit, i cili tha se Shqipëria nuk i ka askujt borxh përveç Amerikës, duke kujtuar se është arkitekte së bashku me NATO-n e çlirimit të Kosovës nga ish-Jugosllavia.

Jazexhiu: NATO nuk hyn në luftë për ne, nuk hyri kur u sulmua Turqia.Janë rrena.

Zheji: Kush e çliroi Kosovën? Amerika e çliroi, NATO e çliroi.

Jazexhiu: Trump është antishqiptar.Gruan e ka shkinë, sllovene.

Zheji: Po gënjen ditën për diell. Kosova është Shqipëri, Shqipëria është Kosovë.Nuk mund të bësh xhihadistin në emision. Shqiptarët janë të pabesë!

Jazexhiu: Qeveria shqiptare është e pabesë.

Zheji: Çfarë bese i kemi dhënë Iranit ne, se ka nxjerrë Irani një pullë të Naim Frashërit, se do të na e marrë Irani ne Naim Frashërin. Boll tani dhe dëgjo. Pullën e Naim Frashërit Irani e nxori se Naim Frashëri është një njohës i madh i kulturës perse dhe e zgjodhën si një persolog të madh. I paskemi dhënë besën ne se nxori një pullë postare. Kujt i ke dhënë besën? Mos bëj debat bese. I kemi dhënë një grua ish-perandorit të parë të Iranit.



EMISIONET