Zheji ironizon Hajdarin: Shqipja në “facebook” më e mirë se ajo në foltore

Zheji ironizon Hajdarin: Shqipja në “facebook” më e

Pas deklaratës së deputetes demokrate, Rudina Hajdari për protestën e opozitës, e cila kritikonte ashpër kreun e demokratëve Lulzim Basha, reagoi edhe gazetari Artur Zhheji.

Nga studio e lajmeve në RTV Ora, Zheji ka theksuar se deklarata e saj është shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë në Parlament apo debate publike, duke aluduar se ia ka shkruar një “speach riter”.

Zheji: Zonja Hajdari ka kritika shumë të ashpra kundrejt zotit Basha dhe jo kundrejtë sasisë së gazit lotësjellës që është përdorur nga policia. Ka një fjalim shumë të gjatë dhe një shqipe shumë më të mirë sesa ajo që flet në foltore, apo debate. Ka kaluar në një stilistikë të mrekullueshme, të një shqipeje shumë të mirë. Asaj ja kanë shkruar, por kjo nuk ka rëndësi. Cdo politikan ka të drejtë të ketë një "speach riter". Ama "speach riter" që e ka shkruar ama, shkruan mbi tezat e porositësit dhe miratohet nga porositësi mbasi e nxjerr në status për lexim publik autorja. "Speach riter" e ka shkruar shumë mirë, por është anti Lulzim Basha, që e propozi në lista për të zgjedhur deputete në vitin 2017.

EMISIONET