Zheji: Do votoja Spiropalin, po të ishte kryetare e PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2019, 23:28
Moderatori i emisionit “360 Gradë” në RTV Ora Artur Zheji deklaroi se do të votonte Elisa Spiropalin nëse do ishte kryetare e PS-së.
Pjesë nga biseda në studio:
Zheji: Basha, Kryemadhi, PDIU, PR opozitarët thonë nuk ka zgjedhje me 30 qershor, Rama thotë ka zgjedhje. Elisa Spiropali thotë ka zgjedhje.
Deda: Po Elisa do bëhet kryetare e PS-së, kuptohet ajo.
Zheji: Pse mos bëhet. Unë për atë do votoja po të ishte. Nuk vjen asnjë e keqe nga Spiropali. Është e paparë po të bëhet kryetare e PS-së ajo, por nuk bëhet.