Zheji: Çfarë ndodh nëse Presidenti shpërndan parlamentin në 2 Mars? Juristja Kola: Presidenti mund ta bëjë, por ka ngec. Mungon Gjykata Kushtetuese

Zheji: Çfarë ndodh nëse Presidenti shpërndan parlamentin

Në “360gradë” në Tv Ora, gazetari Artur Zheji pyet juristen Margarita Kola se çfarë ndodh nëse në 2 mars Meta shpërndan parlamentin.

Kola ka shpjeguar se shpërndarja e parlamentit nga presidenti ndodh vetëm kur nuk zgjidhet kryeministri.

Zheji: Çfarë ndodh nëse Presidenti në 2 Mars shpërndan Parlamentin? Çfarë ndodh me institucionet shqiptare?

Kola: Shpërndarjen e parlamentit kushtetuta e ka si nocion dhe e saktëson në mënyrë të posaçme se kur presidenti e shpërndan parlamentin, në rastet kur nuk votohet dot kryeministri, presidenti e shpërndan parlamentin. Por kushtetuta jonë nuk shkon përtej kësaj. Në mënyrë të posaçme nuk ka ndonjë nen që të saktësojë kur presidenti shpërndan parlamentin, përveç se këtij rasti.


EMISIONET