Zhdukja 15-vjeçares, Vatikani përpjekje të reja për zgjidhjen e misterit 36 vjeçar

Zhdukja 15-vjeçares, Vatikani përpjekje të reja për

Vatikani është gati për të bërë përpjekjen e fundit për të zbuluar misterin e zhdukjes së një vajze italiane adoleshente 36 vjet më parë.

Përpjekja e parë u bë më 11 korrik ku u zhvarrosën dy varre pas një letre anonime që thoshte se aty gjendeshin eshtrat e Emanuela Orlandit.

Por kjo vetëm sa e thelloi misterin, pasi madje edhe eshtrat e dy princeshave që mendohej se ishin varrosur aty janë zhdukur.

Të shtunën, ekspertët do të shqyrtojnë dy urna, dhoma të vogla me varre.

Familja e Orlandit shpreson që kërkimi në Kolegjin Papnor Teutonik të Vatikanit të jetë çelësi për një mister që ka kapluar Italinë që nga viti 1983.

Çfarë do të ndodhë të shtunën?

Kërkimi është ende i fokusuar në kolegj, ku zhvarrimet e para u bënë në varrezat atje.

Gjatë kërkimit, u gjetën dy dhomat me varre, të fshehura nën një qepen nën dyshemenë e një ndërtese aty pranë.

Mjekët do të shqyrtojnë çdo kockë që gjendet në varre dhe mund të jetë në gjendje t'i japë ato brenda një hapësire prej vetëm pesë orësh edhe pse identifikimi formal me ADN do të marrë shumë më tepër kohë.

I pranishëm do jetë edhe një ekspert mjeko-ligjor i zgjedhur nga familja Orlandi.

Mendohet se të afërmit e dy princeshave gjermane, Sophie von Hohenlohe dhe Charlotte Federica nga Mecklenburgu, të cilat vdiqën në shekullin e 19-të,  janë ftuar të marrin pjesë, por nuk dihet nëse do paraqiten.

Vatikani mendon se eshtrat e princeshave mund të jenë zhvendosur gjatë punimeve në vitet 1960 dhe 1970.

Lexoni për më shumë: Misteri i zhdukjes së 15 vjeçares, zhvarrosen dy varre në Vatikan

EMISIONET