"Zhduket" Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është zhdukur nga rrjetet sociale.

Trajneri i Juventusit ka mbyllur papritur profilet e tij si në "Twitter" (ku ai komentoi për ndeshjen e luajtur një ditë më parë) dhe në "Instagram".

Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, kjo është një zgjedhje personale nga ana e Allegrit dhe jo e shkaktuar nga një episod i veçantë.

Për momentin është e paqartë nëse është një vendim i përhershëm apo i përkohshëm. Më shumë pritet të mësojnë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Napoli.

EMISIONET