VIDEO/ Zhbllokohet ish-ylli i Skënderbeut, Kalmar merr barazimin e tretë radhazi

VIDEO/ Zhbllokohet ish-ylli i Skënderbeut, Kalmar merr barazimin e

U transferua me mjaft bujë në merkaton e janarit dhe Fidan Aliti duket se ka gjetur veten në kampionatin suedez të futbollit.

Mbrojtësi kosovar u larguar drejt Kalmarit, duke depozituar në arkat e Skënderbeut një shifër prej 400 mijë eurosh. Ditën e sotme, 24 vjeçari ka qënë protagonist në barazimin 1-1 që skuadra e tij mori ndaj Ostersunds. Aliti realizoi golin e barazimit, duke i dhënë një pikë me mjaft vlera skuadrës së tij.

Ky ishte takimi i 7-të i Alitit si titullar, teksa ky gol ndaj Ostersunds ishte edhe i pari me fanellën e Kalmar. Aktualisht, Kalmar mban vendin e 10-të me 1 fitore dhe 5 barazime në shtatë javë kampionat.



EMISIONET