Zgjohet nga koma pas 12 vjetësh duke parë lotët e nënës së tij!

Një burrë që përfundoi në koma pas një aksidenti me makinë në lindje të Kinës u zgjua pas 12 vjetësh.

Gjëja e parë që shikoi ishin lotët që zbrisnin nga fytyra e nënës së tij 75 vjeçare, e cila ka qëndruar ditë e natë pranë krevatit të tij më shumë se një dekadë.

Nëna e dashur, Wei Mingying, kishte harxhuar të gjitha kursimet e jetës për shpenzimet mjekësore të djalit të saj, duke marrë gjithashtu një borxh prej 13 mijë paund. Në një moment, ajo mbeti aq e varfër sa nuk kishte për të ngrënë për muaj të tërë, u tha gazetarëve.  

Djali i saj, Wang Shubao, mbeti tetraplegjik pas një aksidenti të vitit 2006 në Shouguang, provincën Shandong. Ai ishte 36 vjeç në atë kohë.

Babai i Wang kishte vdekur kur ishte i ri.

Për vite, gruaja u kujdes për djalin e saj pa u ankuar asnjë çast.


EMISIONET