"Zgjime italiane", izolimi nga pandemia që shënjoi jetën e secilit prej nesh

Historitë janë ndërtuar gjithmonë rreth një kafeje, kanë lindur dashuritë, janë marrë vendime të rëndësishme, kanë lindur ide të ndritshme dhe shpesh herë janë përcaktuar lamtumira të pakthyeshme.

Në kohën e karantinës, shumë njerëzve u mungonte shkëmbimi i gjesteve, përsëritja e zakoneve të shtrenjta.

Sa prej nesh kanë ndjerë dëshirën, të paktën një herë, që të largohen nga shtëpia për të vizituar një mik dhe më pas të tërhiqen në mënyrë instiktive, duke e ditur që nuk mund ta bëjnë këtë.

Mendja jonë udhëtonte nëpër vendet më të dashura që kemi frekuentuar, imagjinuam sikur mund të qëndronim prapë bashkë,  të flasim, të përqafohemi me njëri-tjetrin dhe të na thoshin si gjithmonë: "Të ofroj një kafe".

Ndiheshim të bashkuar ndërsa Covid na kishte ndarë.

Kjo është arsyeja se pse kjo fotografi e Abruzzo Costanzo D’Angelo nuk është thjesht një imazh, por momenti i jetës të cilin e ka njohur e gjithë bota.

Zgjimi i italianëve është emri që ai pagëzon foton dhe në fakt kjo është historia të gjithëve ne.

Një imazh që të pushton zemrën, pasi na sjell në mendje momentet e dëshpërimit dhe izolimit të detyruar, pavetëdija universale e një njerëzimi që duhet të kthehet në normalitet.

EMISIONET