Zgjidh një cigane dhe zbulo mesazhin që ka për ty

Zgjidh një cigane dhe zbulo mesazhin që ka për ty

Zgjidh një cigane, zbrit më poshtë dhe lexo çfarë ka për të të thënë:

Cigania n°1:

Dëgjo vetëm ata që të duan. Mendimet e tjera, nëse nuk ngrihen mbi bazën e dashurisë, mund të jenë të rrezikshme. Ka njerëz që japin sugjerime për jetën e të tjerëve. E bëjnë këtë sepse nuk arrijnë të jetojnë jetën e tyre.  Je i/e specializuar në ‘receta magjike’ për lumturinë dhe realizimin e të tjerëve, por kur ke nevojë të bësh të funksionojë diçka në jetën tënde, pikërisht atëherë, dështon.

Cigania n°2:

Ki kujdes nga të panjohurit. Ka shumë ligësi të fshehur pas buzëqeshjeve joshëse.  Kujdes nga dashuritë që ikin, shpesh lënë shenja të dhimbshme  që nuk ikin lehtë. Ki kujdes nga vështrimet e atyre që nuk dinë si të të dashurojnë, shpesh të bëjnë të harrosh që ti vlen.

Cigania n°3:

Mos ki frikë të shihesh në pasqyrë. Pikërisht në fytyrën që ke, Krijuesi ka vendosur të shprehë edhe një herë, dashurinë që Ai ka për botën. Mos u dekurajo, edhe nëse dita e sotme mund të mos jetë shumë e lumtur për ty. Mos i humb shpresat. Ka ende shumë për të bërë, ka ende shumë për të mbjellë e për të dashuruar në këtë jetë plot emocione.

EMISIONET