"Zgjedhorja", Gjoni: Flluskë sapuni që na u shit shtrenjtë. Një mandat i tretë për Ramën, fatkeqësi e madhe për Shqipërinë

"Zgjedhorja", Gjoni: Flluskë sapuni që na u shit

Një flluskë sapuni që na u shit shtrenjtë. Ky është përcaktimi që i bën marrëveshjes së arritur për reformën zgjedhore Edlira Gjoni, pedagoge dhe eksperte e njohur e komunikimit. E ftuar në Rtv Ora, ajo thotë se në thelb nuk ka ndryshuar asgjë sakohë që kemi një sistem zgjedhor me lista të mbyllura.

Gjoni: Zgjedhje e momentit të fundit e pavlerë, një firmosje e një dokumenti që është xhaketë e kthyer në krahun tjetër por ka të njëjtën ngjyrë si brenda dhe jashtë. Janë 12 pika të përsëritura, e vetmja e re është dixhtalizimi. Mbrëmë më darkë na është shitur goxha shtrenjtë një flluskë e madhe sapuni që brenda është bosh. Fjalia e fundit e asaj deklare që parimisht është rënë dakord është që nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit.

Sipas Gjonit, toleranca më e madhe e të gjitha palëve ka qenë lëshimi i kohës dhe në gjykimin e saj partitë politike do të vazhdojnë të kenë mundësi të bëjnë atë që kanë bërë deri tani me zgjedhjet.

Po kush fitoi nga marrëveshja?

Gjoni: I fituari i momentit mbetet krahu i majtë. Çfarëdo që të tolerojë është sunduesi i madh i Shqipërisë. PD mund ta krahasojmë me një organizatë joqeveritare sepse nuk ka asnjë lloj pushteti, asnjë bashki, asnjë institucion. Nuk është në pozita PD të falë peshq kaq të mëdhenj sa Gjiknuri dhe të ulet me të, mund ta kishte përdorur për kapital politik por është plani i tyre.

Duke analizuar lidershipin e Bashës në krye të PD, Gjoni nuk bën pjesë te zërat kritikë që ai ka dështuar në misionin e tij.

Gjoni: Puna e mandateve e lëkundi, e dobësoi ca më shumë pozitën e tij por nuk hyj në grupin e  njerëzve që mendojnë se Basha ka dështuar apo është afër dështimit. Bashës akoma si ka ardhur momenti të tregojë kush është në të vërtetë. Të gjithë ata zëra që thonë se Basha duhet të japë dorëheqjen unë pres të shikoj se ku e kanë mendjen. Ok iku ky, po kush është personi tjetër i PD apo i të djathtës që qenka kaq gati ta marrë partinë sor dhe ta çojë në zgjedhjet e 2021.

E pyetur se çfarë do të nënkuptonte një mandat i tretë për kryeministrin Rama, ajo ka këtë përgjigje:

Gjoni: Nuk e di çfarë do të nënkuptonte për atë, por do të nënkuptonte një fatkeqësi të madhe për Shqipërinë. Jam shumë pro gjërave pozitive që mund të ketë bërë PS dhe vetë kryeministri Rama por kurrësesi ndaj një përqëndrimi kaq të frikshëm të pushtetit në duart e tij.

EMISIONET