Zgjedhjet, çfarë po bën PD?!

Zgjedhjet, çfarë po bën PD?!

Reforma Zgjedhore ishte angazhimi i fundit institucional i Partisë Demokratike, ndërsa energjitë e saj tashmë do ti fokusojë për riorgnizimin dhe fushatën drejt zgjedhjeve parlamentare. 

Deri në fillim të javës së ardhshme, pritet që degët në gjithë vendin të njihen me udhëzimin mbi procesin e përzgjedhjeve të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie nëpërmjet parimit “një anëtar  një votë”.

Ky proces zyrtarisht nis me 20 qershor, ndërsa votime do të ketë në çdo degë. Procesi do të zgjasë disa muaj dhe parashikohet të kalojë në 3 faza. 

Faza e parë është procesi i votimit, faza e dytë është numërimi dhe nxjerrja e rezultateve  nga  një komision i posaçëm që do të ngrihet në selinë qëndore, e më pas listat do të kalojnë në komisionin e pastërtisë së figurës dhe integritetit. 

Ky proces u përfshi në statutin e kësaj forcë politike me kërkesë direkte të kryetarit Lulzim Basha, në Kuvendin Kombëtar të 2008-së, ndërsa në nenin 53, pika 5 c thuhet: 

"Kandidatët për deputetë, pas konsultimit me anëtarësinë e plotë të PDSH sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Lista e kandidatëve për deputet i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar".  

Ndërkohë në selinë e Partisë Demokratike ka nisur puna edhe për evidentimin e figurave të cilët do të jenë udhëheqësit politik në qarqe.

Kjo punë ka nisur në muajt e parë të vitit, por delegimi i tyre u shty për shkak të pandemisë.  

Njëkohësisht, me këtë proces Partia Demokratike do të shpalosë platformën e saj për nesër në qeverie, ku fokusi do të jetë ekonomia, arsimi dhe siguria.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon turin e takimeve me qytetarët dhe biznesin e vogël, i cili vuan mësëshumti krizën, kjo e diktuar dhe nga situata e krijuar nga koronavirusi. 

 

EMISIONET