Zgjedhje në 13 tetor? Demalia: Presidenti po ndihmon situatën, për të mos acaruar më tej gjendjen

Zgjedhje në 13 tetor? Demalia: Presidenti po ndihmon situatën,

Dekreti i ri i Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 13 Tetor, për analistin Ilir Demalia është konceptuar si një përpjekje e Ilri Metës për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike.

Kështu deklaroi Demalia në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në RTV Ora.

Besmira Pelushaj: Na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet që njeh mazhoranca dhe nga ana tjetër Presidenti ka dekretuar një datë të re, 13 Tetori. Ju si e shihni këtë situatë të re të krijuar? E ndihmon apo e përkeqson situatën politike në vend?

Ilir Demalia: Presidenti po mundohet të ndihmojë në këtë situatë kaq të ndezur politike, për të mos acaruar më tej gjendjen dhe meqë pozita insistonte se nukm ka një datë të re dekretimi, tani Presidenti përcakton datën tjetër. Këta pap do insistojnë të shkojnë në 30 qershor. Pra këtu nuk kemi të bëjmë më që mazhoranca ka një vullnet politik, do të ndërtojë një shtet apo do të bëjë demokraci. Këtu kemi të bëjmë me një këmbëngulje arrogante, të një bande kriminale, duke insistuar të marrë 61 bashki për të kontrolluar gjithçka. Fakti i asaj masakre të votave në Dibër në 2016 është jo thjeshtë për të marrë vota, por ministri asokohe i Energjitikës, Gjiknuri ka në dorë të gjithë minierat e kromit dhe pasurinë ndërkombëtare. Ai polic që thotë se do të shkojë atje nuk thotë kot. Se në Bulqizë janë të gjithë të ardhurat e kromit. Po të shohim liçencat se kujt ja kanë dhënë ata për kromin kanë të gjithë lidhje me bandat kriminale, të cilët u kanë dhunuar votën shqiptarëve. Këta pasi e kanë shpuar Shqipërinë nën tokë, po kërkojnë ta shpojë edhe mbi tokë dhe prodhojnë këto kriza. Krimi del me krim në qoftë se nuk ndëshkohet.

EMISIONET