Zëri Amerikës: Dy rastet kur Meta mund të shpërndajë Kuvendin

Zëri Amerikës: Dy rastet kur Meta mund të shpërndajë

Presidenti Iir Meta paralajmëroi sot se do të firmosë shpërndarjen e parlamentit nëse shumica sipas tij nuk tërhiqet nga nisma për disa ndryshime në procedurat e betimit të anëtarëve të Gykatës kushtetutese. Ai e bëri të ditur këtë gjatë manifestimit të thirrur prej tij sot në mbrëmje në Tiranë, në Bulveradin “Dëshmorët e kombit”, përpara selisë së presidencës.

Sipas ndërhyrjes ligjore të miratuar në parlament tre javë më parë “nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, brenda 10 ditësh nga afati i zgjedhjes, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese”. Ky akt i shumicës është konsideruar nga presidenti si një “grusht shteti”.

Ai firmosi në shesh dekretin që ja kthen pas parlamentit ndryshimet, dhe menjëherë më pas u betua përpara flamurit se “nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze që luan me sovranitetin, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë u jap fjalën, në emër të këtij flamuri, se pas datës15 mars, kur të përfundojë reforma zgjedhore, nëse ata nuk do e marrin seriozisht, unë Ilir Meta betohem se do ta firmos atë dekret në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do i bëj thirrje gjithë popullit shqiptar. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”, deklaroi zoti Meta.

Por kushtetuta shqiptare i njeh presidentit të drejtën për të shpërndarë parlamentin vetëm në dy raste: (Neni 96)Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin” dhe (Neni 104)1.Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit. 2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës”./VOA/

EMISIONET