Zelandë e Re, dorëzohen 56 mijë armë në qeveri pas tragjedisë së 15 marsit

Zelandë e Re, dorëzohen 56 mijë armë në qeveri pas

Më shumë se 56 mijë armë u janë dorëzuar autoriteteve të Zelandës së Re gjatë një amnistie gjashtëmujore, thotë policia.

Qeveria miratoi ligjin ku ndalohet mbajtja e armëve gjysmë-automatike dhe dorëzimi i tyre pas sulmit në dy xhami në Christchurch ku mbetën të vrarë 51 persona.

Ky ligj u miratua disa javë pas tragjedisë së 15 marsit që konsiderohet si më i rëndi në vitet e fundit në Zelandën e Re.

Brenton Tuarant me origjinë nga Australia, i vetëshpallur supremacist i bardhë, është akuzuar për vrasjet ndërkohë që do dalë në gjyq në vitin e ardhshëm.

Çfarë ndodhi?

E premte e zezë ishte data e 15 marsit për myslimanët në dy xhami në Zelandën e Re, ku një person hapi zjarr ndaj besimtarëve duke lënë të vrarë rreth 51 persona dhe shumë të tjerë të plagosur.

Pamjet, të cilat janë filmuar nga vetë autori, nga një kamer në kokë janë të tmerrshme.

Autori zbriti nga një makinë, rrëmbeu nga bagazhi një kallashnikov dhe u drejtua drejt xhamisë, duke zbarazuar pa pushim armën dhe duke vrarë kë i del përpara.

EMISIONET